Pas puthjeve dhe ledhatimeve që kanë shkëmbyer më njëri-tjetrin, mesa duket marrëdhënia mes Ilnisa Agollit dhe Meriton Mjekiqit në “Big Brother VIP”, është krisur.
Meritoni mbrëmjen e djeshme ka ngacmuar Ilnisën duke i thënë se është 22 vjeç, ndërsa ajo duket se nuk e ka pritur mirë.
E çuditur nga mosha e gazetarit, Ilnisa i tha që nuk do të flasë më me të, pasi nuk shoqërohet me persona kaq të vegjël.
Pupupu. Sa rëndë, pra ti më ke gënjyer. Se mendoja se ishe më i pjekur, maksimumi 27 thash, po 23, o zot i madh”, është shprehur ajo.
Meritoni ka shpërthyer në të qeshura pasi ai është 28 vjeç dhe jo 23 siç thoshte, por mesa duket kjo gjë e ka trembur Ilnisën.