Pas raportimeve që janë ndarë, Obama thyen heshtjen me këtë postim – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Pas raportimeve që janë ndarë, Obama thyen heshtjen me këtë postim

    Insajderi
    17 January 2025 - 18:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, ka uruar gruan e tij, Michelle Obama, për ditëlindjen e saj, duke i shprehur dashurinë dhe mirënjohjen e tij në një postim emocionues në rrjetet sociale.

    Ai ka shkruar se ajo mbush çdo dhomë me ngrohtësi, mençuri, humor dhe elegancë, duke theksuar gjithashtu se është shumë me fat që mund të kalojë aventurat e jetës së tij përkrah saj.

    “Gëzuar ditëlindjen dashurisë së jetës time, Michelle Obama. Ti mbush çdo dhomë me ngrohtësi, mençuri, humor dhe grace – dhe dukesh bukur duke e bërë këtë. Jam kaq i lumtur që mund të përballoj aventurat e jetës me ty. Të dua!”, ka shkruar Obama.

    Kujtojmë se kohëve të fundit ka pasur raportime në media për një ndarje të mundshme mes çiftit Obama.

    Megjithatë, deri më tani këto thashetheme janë hedhur poshtë, dhe duket se dyshja janë në harmoni dhe mirë me njëri-tjetrin./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark