Pas raportimi të Insajderit, Komuna e Gjakovës fshin listën ku u publikuan të dhënat e pacientëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas raportimi të Insajderit, Komuna e Gjakovës fshin listën ku u publikuan të dhënat e pacientëve

    Insajderi
    10 June 2024 - 22:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa orë pasi Gazeta Insjaderi raportoi se si Komuna e Gjakovës kishte publikuar të dhëna personale duke përfshirë edhe diagnozën e 200 pacientëve, zyrtarë të komunës kanë reaguar duke e fshirë listën me të dhëna.

    200 pacientë ishin përfitues të një thirrje për subvencion nga Drejtoria e Shëndetësisë për mbështetje financiare për shërimin e tyre.

    Pasi u përzgjodhen lista me të dhëna si numri i leternjoftimit, diagnoza e llogaria bankare iu bënë publike.

    Nga Zyra për Informim e Gjakovës kanë kërkuar falje ndaj të dëmtuarve dhe kanë larguar menjëherë listën.

    Pasi që  kemi kuptuar që na është përvjedhur ky gabim, ne menjëherë kemi marr masa që ta eliminojmë atë. Në të njëjtën kohë ne ju kërkojmë falje personave që janë afektuar nga ky veprim”, ka thënë për Insadjerin nga zyra për informim e komunës së Gjakovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark