Pas raportimit që Gaboni ka çnjohur Kosovën – reagon ambasadori i Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas raportimit që Gaboni ka çnjohur Kosovën – reagon ambasadori i Kosovës

    Insajderi
    12 January 2023 - 13:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu, këtë të enjte është takuar me ambasadoren e Gabonit në Otava, Engone Rosine Epouse Oliviera.

    Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë, javë më parë kishte pretenduar se nëntë shtete, kryesisht nga Afrika, tashmë kanë ndryshuar pozicion në raport me shtetësinë e Kosovës – një nga shtetet ishte edhe Gaboni.

    Megjithatë sipas diplomatit kosovar, në diskutim e sipër me homologen e tij nga Gaboni janë konstatuar marrëdhëniet aktuale dypalëshe dhe nevoja për bashkëpunim me Gabonin.

    “Kam pasur një takim dhe diskutim të mrekullueshëm mbi marrëdhëniet aktuale dypalëshe dhe bashkëpunimin e ardhshëm me kolegen time nga Republika e Gabonit në Kanada, Engone Rosine Epouse Oliviera. Mezi presim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm Kosovë-Gabon”, ka shkruar Kryeziu në rrjetin e tij social në Twitter.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark