
Policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy persona që lidhen me operacionet e fundit të policisë në Karaqevë, për të ndaluar zhvillimin e bixhozit, shkruan Gazeta Insajderi.
Sipas policisë të arrestuarit janë nga fshati Karaqevë në komunën e Kamenicës.
Raporti: Fsh. Karaqevë, Kamenicë 15.12.2021 – 06:00-10:00. Me 21.12.2021 lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit në objektet e tyre kanë zhvilluar lojëra bixhozi. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Lidhur me këto zhvillime, para aksionit të policisë InDoks, prodhim i Insajderit kishte raportuar për këto veprimtari ilegale dhe personat që fshihen pas tyre.