Para pak çastesh, Gazeta Insajderi ka sjellur pamjet ku dy ministret e Qeverisë Kurti, Albulena Haxhiu e Arbërie Nagavci shiheshin në njërin prej lokaleve të natës duke bërë qejf, derisa në Kuvendin e Kosovës po mbahej seancë për dialogun me Serbinë.
Seancë kjo e thirrur nga kryeministri Kurti në orët e paradites.
Duket se shkrimi i publikuar nga Insajderi ua ka tërhequr vërejtjen ministres së Drejtësisë e asaj të Arsimit. Të dyja janë kthyer në Kuvend.
Nga pamjet e siguruara nga Insajderi shihej se ministrja e Drejtësisë e ajo e Arsimit po bënin qejf në “Ministrinë e Kënaqësisë”, siç njihet njëri nga lokalet e natës në kryeqytet.
Seanca ka filluar nga ora 22:00, dhe është duke u mbajtur ende…