×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Pas raportimit të Insajderit, komuna e Përparim Ramës fillon të vendos biçikletat në kryeqytet

    Insajderi
    23 August 2024 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prishtina, ka nisur zyrtarisht programin e biçikletave publike të quajtur “Prishtina Bikes”. Edhe pse ky projekt ishte thënë se do përfundohet që një kohë, pati vonesa. Vendosja e biçikletave u bë vetëm dy javë pas raportimit të Gazetës Insajderi “U dhanë afro 3 mijë euro vetëm për një – Ku mbetën biçikletat e kryeqytetit?”.

    Gazeta Insajderi

    Komuna e Prishtinës, ka filluar vendosjen e biçikletave në kryeqytet.

    Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka njoftuar se projekti është gati për përdorim dhe se testimet e fundit do të kryhen në ditët në vijim.

    Gazeta Insajderi me 8 gusht, ka raportuar se Komuna e Prishtinës vitin e kaluar kishte dhënë tender për një projekt me të cilin kishte qëllim ta furnizonte kryeqytetin me biçikleta e që vetëm për një u dhanë mbi afro 3 mijë euro.

    Por, edhe pas një viti këto biçikleta nuk ishin në shërbim të qytetarëve.

    Nga Komuna e Prishtinës, në një përgjigje për Insajderin ishin arsyetuar se sistemi pagesave i ka marrë kohë.

    Në gusht të vitit 2023, kur edhe u dha tenderi Komuna kishte bërë të ditur se ka porositur 100 biçikleta për t’u mundësuar qytetarëve lëvizje më të lehtë në qytet. 

    Madje, duke dhënë edhe një afat kohor dymujor.

    Por, vetëm tani nga Komuna e Prishtinës ka filluar vendosja e biçikletave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark