Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Hajrip Krasniqit, kryetari i degës regjionale në Prizren, pasi ky i fundit në mbledhjen e mbajtur, në muajin gusht brenda Këshillit drejtues të Odës së Avokatëve e kishte goditur me shishe dhe sharë kryetarin e degës regjionale të Gjakovës, Ergjyment Barbullushin, shkruan Gazeta Insajderi.
Ndaj Krasniqit është iniciuar vepra penale “sulm”.
Në vendimin e siguruar nga Gazeta Insajderi, shihet se gjykata ka propozuar që të pandehurit t’i shqiptohet urdhri ndëshkimor dënim me gjobë, pa mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor.
Si kishte ndodhur rasti?
Rasti kishte ndodhur me 18 gusht të këtij viti rreth orës 17:00, në zyrat e Odës së Avokatëve të Kosovës në Prishtinë, derisa po mbahej mbledhja e Këshillit drejtues Odës së Avokateve të Kosovës.
Gjatë mbledhjes kishte një mosmarrëveshje të aty për atyshme në mes të të pandehurit, Hajrip Krasniqi me të dëmtuarin Ergjyment Barbullushi. Derisa diskutohej lidhur me pikat e rendit të ditës të mbledhjes, në atë mënyrë që fillimisht derisa i pandehuri ishte diskutuar dhe i kërkon të dëmtuarit të mos e ndërpresë, ky fundit ngritët në këmbë dhe fillon me sharje dhe fjale banale në drejtim të të pandehurit, i cili nuk arrin të përmbahet nga fyerjet e pranuara dhe me dashje përdor forcën ashtu që nga tavolina merre shishen me ujë që kishte para vetes dhe e godet te dëmtuarin në gjoks.
Për rastin ishte deklaruar edhe vet Barbullushi. Për Insajderin ai deklaronte se pikënisja e përplasjes ishte axhenda e takimit të tyre, me të cilën ishin pajtuar katër degë.
Krasniqi ishte nervozuar meqë rast e kishte goditur me shishe Barbullushin.
Ai tha për Insajderin se nuk ka pranuar trajtim mjekësor, por ka konsumuar një “paracetamol” që t’i harrojë fjalët e thëna.
“Po, po, është e vërtetë që më ka goditur me shishe, ka desht mem mbyt mu mem lendu. Nuk ka qenë i pajtimit për mbledhjen me axhenden qe e kemi propozu 4 dege të qyteteve, s’ke i pajtimit me shau me nanë edhe me gjujti. Nuk kam pranu trajtim mjekësor, nje paracetamol e kam pi”, tha Barbullushi për Insajderin.