Alban Begolli
Gjatë javës së kaluar, Gazeta Insajderi ekskluzivisht kishte raportuar për kallëzimin penal të Dekanit të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prizrenit Halil Kukaj, i cili përveç tjerash akuzohej se “në mënyrë të kundërligjshme, e ka larguar profesorin e asocuar Bekim Berisha nga Komisioni i Cilësisë dhe e ka futur asistentin Festim Tafoll në Këshillin e Fakultetit Ekonomik , i cili nuk e ka gradën “Doktor” (Dr).”
Përveç kësaj, në vendimin e Formimit të Komisionit Qendror për Sigurimin e Cilësisë së Universitetit, Gazeta Insajderi, ka vërejtur edhe emrin e asistentit Shefki Shtërbani, të cilit iu kishte ngritur grada në “Dr”, pa i përfunduar studimet e doktoratës.
Vendim i protokolluar i siguruar nga Gazeta Insajderi, ishte i nënshkruar nga rektori aktual i Universitetit të Prizrenit Samedin Krrabaj.

Pas pyetjeve të dërguar nga Gazeta Insajderi, Universiteti i Prizrenit ka përgënjeshtruar dekanin Halil Kukaj, duke thënë se
në këtë vendim është bërë një gabim teknik dhe se Festim Tafolli dhe Shefki Shtërbani tashmë janë zëvendësuar nga anëtar të rijnë.
“Në këtë vendim është bërë një gabim teknik me ç’rast është bërë zëvendësimi me anëtarë të rinj ku grada akademike ka mbetur e pandryshuar (ka mbetur thirrja e anëtarëve të mëparshëm). Pasi është vënë re ky gabim teknik, duke u bazuar në Ligjin Nr.05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative”, kanë thënë nga Universiteti për Gazetën Insajderi.
Më poshtë gjeni vendimin e ndryshuar të Universitetit të dërguar në adresën e Gazetës Insajderi
Gazeta Insajderi kishte pyetur Universitetin e Prizrenit për të gjitha këto akuza të dekanit Halil Kukaj, tanimë të dorëzuara në Prokurorinë e Prizrenit.
Nga Universiteti i Prizrenit kanë thënë se në këtë vendim është bërë një gabim teknik dhe se Festim Tafolli dhe Shefki Shtërbani tashmë janë zëvendësuar nga anëtar të rijnë.
“Në këtë vendim është bërë një gabim teknik me ç’rast është bërë zëvendësimi me anëtarë të rinj ku grada akademike ka mbetur e pandryshuar (ka mbetur thirrja e anëtarëve të mëparshëm). Pasi është vënë re ky gabim teknik, duke u bazuar në Ligjin Nr.05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative”, kanë thënë nga Universiteti për Gazetën Insajderi.
Për hirë të korrektësisë Insajderi do ta botoi të plotë përgjigjen e Universitetit: