×
  • Lajme
  • Aktuale

    Skandali i keqpërdorimeve me karburant – Populli detyron deputetët e Vetëvendosjes të tërhiqen nga luksi

    Insajderi
    04 February 2022 - 09:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalur me një sqarim pas reagimeve të ashpra rreth keqperdorimeve me derivate nga deputetet e kësaj partie.

    Ajo ka treguar se 36 deputetë të Vetëvendosjes janë regjistruar me vendbanimin jashtë Prishtinës.

    Kusari tha se do të heqin dorë nga kompenzimi i shpenzimeve për derivate.

    “Me anë të këtij njoftimi duam të informojmë opinion publik, se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si shumicë parlamentare, vullnetarisht do të tërhiqen nga kompenzimi i shpenzimeve të udhëtimit dhe njëkohësisht thërrasin edhe deputetët tjerë të aplikojnë të njejtin standard”, tha Kusari.

    Sqarim dhe njoftim

    Dje gjatë ditës janë publikuar shpenzimet e udhëtimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilat kanë ngjallur reagime të shumta të qytetarëve. Duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e shpenzimit të parasë publike dhe rëndësinë e llogaridhënies për përgjegjësitë e deputetëve, me anë të këtij njoftimi duam të japim të plotë informacionin lidhur me këto kompenzime.

    Vendimi mbi kompenzimin e deputetëve bazuar në përgjegjësitë dhe obligimet e tyre të punës, daton nga 10 Tetori, 2011 dhe është i nënshkruar nga Kryetari i atëhershëm i Kuvendit z. Jakup Krasniqi.

    Me anë të këtij vendimi, në mesin e tjerave, parashihet kompensimi për shpenzime të udhëtimit për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe në komisionet e caktuara me vlerat si vijon:

    deri në 30 km – 10 euro

    deri në 60 km – 20 euro dhe

    mbi 60 km – 30 euro.

    Zbatimi i këtij vendimi nuk bëhet me fatura të derivateve, por si pjesë e pagës mujore e cila llogaritet automatikisht me pagën mujore. Deputetët me rastin e regjistrimit të tyre për mandate në fillim të secilës legjislaturë, plotësojnë formularët për vendbanimin e tyre.

    Me rastin e regjistrimit të tyre dhe fillimin e punimeve të Kuvendit, automatikisht fillon llogaritja e pjesëmarrjes së tyre në seanca dhe komisione funksionale, e me to edhe kompenzimi për udhëtime.

    Aktualisht në legjislaturën e VIII të Kuvendit, janë 67 deputetë të cilët kanë të regjistruar vendbanimin jashtë Prishtinës dhe prej tyre 36 janë nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Me anë të këtij njoftimi duam të informojmë opinion publik, se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si shumicë parlamentare, vullnetarisht do të tërhiqen nga kompenzimi i shpenzimeve të udhëtimit dhe njëkohësisht thërrasin edhe deputetët tjerë të aplikojnë të njejtin standard.

    Gjithashtu, do të kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit, rishikimin e vendimit për kompenzimin e deputetëve. Ne mbetemi të përkushtuar në ngritjen e performances së punës së deputetëve, llogaridhënies dhe përgjegjësisë ndaj qytetarëve të Republikës!

    May be an image of text that says 'dhjetor 2021 nentor 2021 DEPUTETEVE LEGJISLATURAE VIII CODI BUXHETOR 2021 N.ren Emri Mbiemri komuna Adem SHP.E UGES Hodža Dragash Rrustemi 120,00 0,00 Podujeve Prizren Kamenice Kodra Agusholli adiku unjaku-Rexhepi 100,00 lojsilović'
    May be an image of text that says 'deputetit pêr shpenzime mujore shpenzime ditore tẽ deputeteve ndahen nga 5,00€ per dité punimet Kompensimi per shpenzimet udhétimit, pér pjesšmarrje vijon:deri ne 0km 10,€ seances plenare dhe komisione, caktohet deri 60 km- dhe mbi 60 km- 30, V.Ky vendim hyn nẽ fuqi diten nenshkrimit Nr. 04-V-079 Prishtine, mẽ 10 tetor 2011 Kryet Kryetari endity KRAMHA Vendimi dërgohet: Divizionit pèr Buxhet dhe Pagesa Arkivit tẽ Kuvendit.'

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark