Pas reagimeve të shumta, Daniela e ‘Ferma Vip’ publikon pamjet e vëllait 'dragua' - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Pas reagimeve të shumta, Daniela e ‘Ferma Vip’ publikon pamjet e vëllait ‘dragua’

    Insajderi
    02 May 2025 - 20:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Historia e Danelës, ish-konkurente në “Ferma VIP 2”, ka ngjallur shumë reagime pas deklaratës së saj se “vëllai i saj lindi dragua” dhe kishte fuqi të mbinatyrshme, veçanërisht gjatë netëve me shi.

    Për shumëkënd kjo histori tingëlloi si e pabesueshme, por Danela ka reaguar fuqishëm ndaj skepticizmit.

    Në studion e “Living Room”, ajo ka publikuar foto të vëllait të saj të vogël, të cilat sipas saj “dëshmojnë qartazi ndryshimin dhe fuqinë e tij të veçantë”, duke theksuar se ai kishte sjellje të pjekura përtej moshës, fuqi fizike të jashtëzakonshme, dhe një prani të pazakontë që i linte të gjithë të habitur.

    Danela gjithashtu kujtoi se i ati e përshkruante të birin si një “burrë i madh në trup të vogël”, dhe se në familjen e saj ishte përjetuar si një fëmijë me mision të veçantë.

    Pavarësisht se disa e quajnë këtë histori mit apo fabul personale, Danela këmbëngul që nuk ka asgjë për të trilluar dhe se “fëmijët Dragua” janë realitet për shumë familje që nuk flasin publikisht.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark