Pas reagimit të Ambasadës britanike për konkursin për kryeprokurorin e Shtetit - reagon KPK - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas reagimit të Ambasadës britanike për konkursin për kryeprokurorin e Shtetit – reagon KPK

    Insajderi
    13 January 2022 - 11:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vendimi për shpalljen e konkursit për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka befasuar Ambasadën e Britanisë në Kosovë.

    Përmes një reagimi ambasada britanike është shprehur se ka ofruar mbështetje për rekrutimin e Kryeprokurorit, por kjo nuk është marrë parasysh dhe është shpallur vendimi.

    “Edhe përkundër faktit se një mundësi për të dëshmuar partneritet dhe transparencë u humb, presim që KPK të zhvillojë proces rekrutues të mirë, transparent dhe meritor”, thuhet tutje në reagim e ambasadës.

    Për këtë Gazeta Insajderi ka kontaktuar Këshillin Prokurorial të Kosovës.

    Të njëjtit janë shprehur se shumë shpejt do të dalin me një qëndrim, pasi momentalisht janë duke e analizuar reagimin e Ambasadës.

    “Për pak do të dalim me një qëndrim, momentalisht jemi duke e analizuar reagimin e Ambasadës së Britanisë në Kosovës”, ka thënë zëdhënësi i KPK-së, Astrit Kolaj për Insajderin.

    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) të mërkurën në takimin e parë të mbajtur për vitin 2022 mori vendim që të shpallë konkurs për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit. Konkursi për këtë pozitë u vendos të jetë i hapur 15 ditë pas shpalljes së tij, duke filluar nga 17 janari. Në takimin e djeshëm, KPK-ja po ashtu e themeloi edhe Panelin Vlerësues për poentimin e kandidatëve që aplikojnë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

    Kryeprokurori aktual është Aleksandër Lumezi, atij i përfundon mandati më 21 prill.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark