
Me 3 mijë e 306 infektime të reja me Covid-19, në vendin tonë sot është shënuar numri më i lartë i rasteve të reja pozitive që prej shfaqjes së këtij virusi në Kosovë.
Përkundër kësaj, gjendja në Klinikën Infektive të QKUK-së vazhdon të jetë stabile. por nëse trendi i rritjes vazhdon me këtë intesivitet, atëherë shumë shpejtë do të mbushet me pacientë.
Këtë për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar infektologu Arben Vishaj.
Sipas tij, Klinika Infektive aktualisht posedon shtretër të mjaftueshme dhe nuk mungojnë barnat e nevojshme për trajtim, por nëse rastet vazhdojnë të rriten më këtë mënyrë atëherë shumë shejtë dë të mbushen të gjitha vendet.
“Për momentin kemi barna dhe shtretër të mjaftueshëm. Nëse ky trend vazhdon në këtë mënyrë atëherë ka mundësi që spitali të stërmbushet”, tha Vishaj për Insajderin.
Ai po ashtu ka thënë se për momentin në Klinikën infektive janë të shtrirë gjithsej 37 pacientë, 4 nga të cilët gjenden në gjendje të rëndë/Insajderi/