×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas rritjes së tatimit në pronë paralajmërohet edhe rritje e çmimeve nga viti i ardhshëm

    Insajderi
    28 October 2024 - 08:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga janari i vitit 2025, tatimi i pronave komerciale pritet të rritet nga 100% e deri në 200%. E kjo ngritje do të ketë pasoja negative për bizneset në Kosovë. Madje edhe pritet që çmimet të rriten për shkak të ligji të ri për tatimet që është miratuar vitin e kaluar.

    Nga janari i vitit 2025, pronarët e pronave komerciale do t’i paguajnë më shumë tatim shtetit për pronat e tyre të paluajtshme.

    Madje ngritja pritet të shkojë nga 100% deri në 200%.

    Kështu parashihet me ligjin e ri të për tatimin në pronë, i miratuar vitin e kaluar.

    “Është shumë e vërtetë që me ligjin aktual mbi tatimin në pronë e paluajtshme, pronat komerciale vitin e ardhshme do të tatohen do të pranojnë faturë deri në 100% dhe deri në 200%. Ne si asociacion e kemi bërë një analizë me ekspert tonë të brendshëm dhe del se bizneset në vendin tonë do të pranojnë fatura shumë të shtrenjta në raport me faturat që kanë pranuar këtë vit”, shprehet Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

    Kjo rritje sipas profesorit të ekonomisë, Bashkim Mustafa do të ndikojë edhe në rritjen e çmimeve.

    “Vendimi i qeverisë Kurti shihet qartë se ka një tendencë të rritjes së tatimeve sidomos të sektorit të bizneseve private por është një tatim progresiv. Edhe në bazë të shkallës apo vlerës së tregut do të tatohen bizneset, do të paguajnë tatime të larta apo personave që kanë pronën e dytë nga ajo që mund të shkoj nga 100% deri në 200% të rritjes së tatimeve nga tatimet aktuale. Bizneset nuk mendoj që do të mbyllen për shkak të rritjes së tatimeve por hapat e parë që do të bëjnë nga bizneset është ngritja e çmimit nga e cila do të pasojnë qytetarët e vendit edhe ashtu trendit të fundit e kemi të papërballueshme nivelin e lartë të çmimeve të ngritura”, shprehet Mustafa.

    Pasoja më të mëdha sipas Odës Ekonomike do të bartin bizneset.

    Prandaj kryetari i kësaj Ode, Lulëzim Rafuna pret që menjëherë pas zgjedhjeve të bëhet një zgjidhje.

    “Çështja e lëvizjes së tatimit në pronë nuk ka qenë momenti i mirë sidomos në një periudhe kur biznesi po sfidohet me shumë sfida të tjera. Ky lloj tatimi sidomos për pronat e vogla dhe të mesme do të fillojë prej 1 janari .E vetmja zgjidhje është që pas zgjedhjeve me krijimin e qeverisë të bëhet një plotësim ndryshim i këtij ligji që të ndryshohet kjo dispozitë”, tha Rafuna .

    Me ligjin për tatimet në pronë, vlerësimin e pronave e ka bërë Ministria e Financave, por shkalla tatimore do të vendoset nga kuvendet komunale. /Teve1/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark