Pas Rusisë, edhe Irani i kërkon garanci ShBA-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pas Rusisë, edhe Irani i kërkon garanci ShBA-së

    Insajderi
    05 February 2022 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian, tha të shtunën se vendimi i Shteteve të Bashkuara për t’i kthyer disa masa lehtësuese për sanksionet kundër vendit të tij nuk është i mjaftueshëm dhe tha se Uashingtoni duhet të ofrojë garanci për ringjalljen e marrëveshjes së vitit 2015 me fuqitë e mëdha.

    “Largimi i disa sanksioneve në vete mund të përkthehet si mirëbesim. Përderisa ajo që është në letër është e mirë, nuk është e mjaftueshme”, tha kryediplomati Iranian, duke shtuar se njëra nga çështjet kryesore në bisedimet e Vjenës është marrja “e garancive, sidomos nga Perëndimi, për përmbushjen e detyrimeve të tyre”, shkruan Reuters.

    “Ne kërkojmë garanci në sferat politike, ligjore dhe ekonomike. Marrëveshje të caktuara tashmë janë arritur”, deklaroi zyrtari i lartë iranian.

    Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë zhvilluar tetë runde të bisedimeve të tërthorta në Vjenë nga prilli i vitit të kaluar me qëllim të kthimit në fuqi të paktit me fuqitë kryesore – Shtetet e Bashkuara, Kinën, Rusinë, Francën, Gjermaninë dhe Britaninë -, me të cilin Iranit i ishin hequr sanksionet në këmbim të kufizimeve ndaj programit të tij bërthamor.

    Pasi ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i kishte tërhequr Shtetet e Bashkuara nga kjo marrëveshje më 2018, ai gjithashtu i kishte kthyer në fuqi sanksionet e ashpra kundër Iranit. Republika Islamike filloi të kundërpërgjigjej me shkeljen e kufizimeve të vendosura në marrëveshje. Teherani këmbëngul se programi i tij bërthamor është duke u zhvilluar vetëm për qëllime paqësore./Express/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark