Zyba, ndër të tjera shkroi në Facebook se pasi Ahmeti më nuk do të jetë deputet, mund të largohet nga Kosova, duke shtuar se ka të drejtë ta zgjedh vendin ku do të jetojë sikur Xhabir Zharku.
Ndonëse Zyba ende nuk ka kërkuar falje për këto deklarata, për Ahmetin ka ardhë një “kërcënim” tjetër.
Asamblisti i Vetëvendosjes në Prishtinë, Arbër Vokrri ka vazhduar diskursin e Zybës duke i uruar Ahmetit, siç ka shkruar ai “azil të qetë në Amerikë”.
“Shpend krye…tari. Me 1400 votat tua në Prishtinë, t’uroj “azil” t’qetë n’Amerikë.
Shoqni, t’bohemi gati për zgjedhje n’Prishtinë”, ka shkruar Vokrri në llogarinë e tij në Facebook.