Ministria e mbrojtjes e Koresë Jugore thotë se Koreja Veriore i ka shkrepur disa predha në det, pak orë pasi Kombet e Bashkuara kanë imponuar sanksione kundër Phenianit për provat aktuale atomike dhe raketore.
Këto lansime të raketave me rreze të shkurtër veprimi ose të shtëna artilerike, ndodhën sot në mëngjes, pak kohë pasi Koreja Jugore e miratoi një legjislacion për të drejtat e njeriut në Korenë Veriore.
Mediat shtetërore të Koresë Veriore kanë tërhequr vëretjen se implementimi i këtij ligji do të rezultoj me “shkatërrim të tmerrshëm”.
Nga ana tjetër, mbrëmë vonë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara unanimisht i ka miratuar sanksionet më të ashpra kundër Koresë Veriore në 20 vitet e fundit.