Pas SHBA-së edhe ky shtet ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas SHBA-së edhe ky shtet ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

    Insajderi
    31 January 2025 - 22:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria zvicerane ka vendosur të përfundojë programet e saj të ndihmës zhvillimore për Shqipërinë, Bangladeshin dhe Zambian deri në fund të vitit 2028, pas shkurtimit të fondeve nga Parlamenti zviceran.

    Ky vendim është pjesë e një uljeje të përgjithshme të buxhetit të bashkëpunimit ndërkombëtar, e cila prek edhe vendet e tjera përfituese të ndihmës zvicerane.

    Sipas një deklarate zyrtare, Parlamenti zviceran ka shkurtuar 110 milionë franga zvicerane (121 milionë dollarë) nga buxheti i bashkëpunimit ndërkombëtar për vitin 2025 dhe 321 milionë franga për periudhën 2026-2028.

    Si pasojë, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) do të ndërpresë programet dypalëshe të zhvillimit në këto vende.

    Megjithatë, pavarësisht këtyre masave, ndihma humanitare dhe mbështetja për Ukrainën nuk do të preken, duke reflektuar prioritetet strategjike të politikës së jashtme zvicerane.

    Vendimi i Zvicrës vjen vetëm një ditë pas njoftimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë, e cila informoi institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve të mbështetjes nga SHBA.

    Ky veprim është rezultat i urdhrit ekzekutiv të Presidentit Donald Trump, i cili urdhëroi rishikimin e të gjitha programeve të ndihmës së huaj dhe pezullimin e tyre deri në përshtatjen me prioritetet e reja të politikës së jashtme të administratës së tij.

    Sekretari i Shtetit Marco Rubio konfirmoi zbatimin e këtij urdhri ekzekutiv, duke theksuar se “asnjë ndihmë ndërkombëtare e SHBA-së nuk do të shpërndahet nëse nuk është plotësisht në përputhje me politikën e jashtme të Presidentit të Shteteve të Bashkuara”./Euronews Albania


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark