×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas shefit të tij, edhe Vullin lajmërohet në lidhje me “non-paper”-in slloven

    Insajderi
    19 April 2021 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i punëve të brendshme të Serbisë, Aleksandar Vullin, deklaroi se nuk e di a ekziston ndonjë “non-paper”, por edhe nëse ekziston, pretendon se ai “nuk e kupton se si Bashkimi Evropian ka të drejtë të thotë se ku serbët do të jetojnë”, transmeton Tanjug.

    Vullin tha se tani thuhet se kufijtë janë të pandryshueshëm por, sipas tij “nuk ishin në vitin 1999”.

    “Është interesante që është në rregull të copëtohet Serbia, por ideja e bashkimit të serbëve është e papranueshme. Si ka të drejtë BE të thotë se ku do të jetojnë serbët”, ka pretenduar Vullin transmeton KosovoOnline.

    Ai vlerëson se Bashkimi Evropian “i merrë njerëzit në Ballkan si një lloj kukullash”.

    Vulin deklaron se për BE-në, “copëtimi i Serbisë dhe grabitja e Kosovës është në rregull, por që shfuqizimi i Republikës Serbe është e gabuar sepse nuk kontribuon në paqe dhe stabilitet“.

    “Serbët duhet të kenë një shtet të vetëm dhe kështu të zgjidhin çështjen e tyre kombëtare. Kush thotë se tani se ndryshimi i kufijve është krim ndërsa në vitin 1999 nuk ishte?”, ka pretenduar Vullin./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark