Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Lezhë ditën e djeshme, ku mbeti i vrarë nënkomisari Saimir Hoxha nga një 21-vjeçar, diçka e ngjashme ka ndodhur edhe në Maqedoninë e Veriut.
Mediat vendase bëjnë të ditur se një oficer policie është vrarë me thikë.
Lidhur me ngjarjen e rëndë deri tani është arrestuar një grua.
Dyshohet se vrasja ka ardhur për shkaqe xhelozie. Ai është qëlluar me thikë në gjoks.