Pas situatës së krijuar në veri, ish-zyrtari policor nga Mitrovica kërkon të rikthehet sërish si polic - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pas situatës së krijuar në veri, ish-zyrtari policor nga Mitrovica kërkon të rikthehet sërish si polic

    Insajderi
    07 November 2022 - 08:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga komuniteti serb ditën e djeshme dorëzuan zyrtarisht dorëheqjet në stacionet policore në veri.

    Si rezultat i kësaj situate të krijuar, shumë ish-policë që për arsye të ndryshme lanë këtë profesion, po lajmërohen vullnetarisht që të rikthehen në uniformën e shtetit.

    Në mesin e tyre është edhe Isuf Brahimi, ish-zyrat policor nga Mitrovica.

    Brahimi përmes një postimi në rrjetin socia, facebook i ka bërë ftesë publike presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti, ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe drejtorit të PK-së, Fehmi Hoti që të mundësojnë kthimin e tij në Policinë e Kosovës.

    Për shkak të gjendjes së krijuar në institucionet  gjegjësisht në Policinë e Kosovës nga zyrtarët serb të cilët bojkotuan punën, kërkoj nga drejtuesit e institucioneve tona përgjegjëse që të na mundësohet rikthimi në Policinë e Kosovës që ta japim kontributin tonë aty ku shërbeva për shumë vite!”, ka shkruar Brahimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark