Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se shpreson që KFOR dhe EULEX do ta kryejnë punën policore në veri të Kosovës.
Sipas tij, ardhja e shqiptarëve “çon në fatkeqësi”, shkruan kossev.info.
Ai vlerëson se duhet të shmanget konflikti, por gjithashtu thotë se nuk mendon se amerikanëve u intereson konflikti. Në të njëjtën kohë, ai vlerësoi SHBA-në për sjelljen “më korrekte sesa shumë evropianëve”.
“Unë nuk po them se ata do të jenë në anën tonë. Ata gjithmonë do të jenë në anën e tyre, do të kujdesen dhe do t’i mbrojnë ata”.
“Por ju e dini, ata janë në gjendje të thonë, se edhe kur shqiptarët godasin fqinjin e tyre dhe bëjnë telashe – në rregull, ai nuk është vërtet një fqinj fajtor për gjithçka, ky është edhe faji ynë këtu”.
Vuçiq madje fton amerikanët për t’i thënë – KFOR-it dhe EULEX-it të kryejnë punën policore në veri.