Pas skandalit me pagat, Rama: "Të hetohen të gjithë, pa përjashtim" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas skandalit me pagat, Rama: “Të hetohen të gjithë, pa përjashtim”

    Insajderi
    23 December 2021 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbajtur konferencë për mediat në lidhje me skandalin e nxjerrjes së të dhënave të pagave të mbi 630.000 personave.

    Rama kërkoi ndjesë për ndërhyrjen e jetës private duke bërë thirrje që të hetohet kushdo, përfshirë inspektorët e tatimeve që kanë qasje në sistemin e pagave për arsye të punës.

    Ndër të tjera, kryeministri hodhi akuza duke thënë se mund të jenë të përfshirë edhe persona që janë larguar nga sistemi, por edhe ata që nga foltoret e Kuvendeve e antikuvendeve paralajmërojnë zymtyra të tjera.

    “Dua t’ju kërkoj një ndjesë të gjithëve që janë shqetësuar me plot të drejtë për këtë ndërhyrje në këtë aspekt të jetës së tyre private dhe ndërkohë dua ta nënvizoj qysh në fillim se kjo është një ngjarje e cila meriton të hetohet imtësisht. Uroj, shpresoj dhe i bëj thirrje organeve ligjzbatuese që ta kryejnë këtë hetim me të gjithë kapacitetet e tyre dhe nga ana tjetër, dëshiroj të ndaj me publikun se në këndvështrimin tim nuk është e vështirë të shohësh se këtu ka një qëllim jo fort të vështirë për t’u kuptuar dhe për të nxitur destabilitet në një përpjekje që s’është e para.

    “Duke pasur parasysh edhe deklarata të bëra nga foltoret e kuvendeve dhe antikuvendeve, mund të mos jetë e fundit, prandaj thirrja ime për prokurorinë është që të hetojë duke kërkuar që të përgjigjen jo vetëm të gjithë pa përjashtim inspektorët e tatimeve që kanë qasje në sistemin e pagave për arsye të punës, ata që aktualisht punojnë në këtë sistem apo të tjerë që mund të jenë larguar nga ky sistem në periudhën nga të dhënat e nxjerra deri sot, por edhe ata që nga foltoret e Kuvendeve e antikuvendeve paralajmërojnë zymtyra të tjera”, tha Rama.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark