Pas skandalit me salmonelën, mbyllet fabrika e “Kinder Surprise” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pas skandalit me salmonelën, mbyllet fabrika e “Kinder Surprise”

    Insajderi
    09 April 2022 - 18:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania “Ferrero” ka mbyllur fabrikën e prodhimit të çokollatave “Kinder Surprise” pas skandalit të kontaminimit me salmonelë, gjë e cila infektoi dhjetra persona në Europë.

    Autoriteti i sigurisë ushqimore i Belgjikës ka urdhëruar gjithashtu tërheqjen e të gjitha produkteve Kinder të prodhuara në fabrikën në Arlon, e cila është në pronësi të kompanisë “Ferrero”.

    Rastet e dyshuara të salmonelës të lidhura me çokollatën Kinder janë raportuar në shumë shtete duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Francë dhe Belgjikë.

    Sipas BBC, Ferrero ka kërkuar falje dhe ka pranuar dështimin me ruajtjen e standardeve të sigurisë ushqimore. Autoriteti i sigurisë ushqimore i Belgjikës, AFSCA, tha se fabrika u urdhërua të mbyllej pasi Ferrero nuk ishte në gjendje të jepte informacion të plotë për hetimin e saj mbi shkakun që çoi në këtë skandal.

    AFSCA tha se hetimi ishte në vazhdim dhe fabrika do të lejohej të rihapej vetëm nëse Ferrero mund të jepte garancitë e nevojshme që ajo funksiononte në përputhje me rregulloret e sigurisë ushqimore.

    Ministri belg i Bujqësisë David Clarinval tha në një deklaratë: “Një vendim i tillë nuk merret kurrë lehtë, por rrethanat aktuale e bëjnë të nevojshme. Siguria ushqimore e qytetarëve tanë nuk mund të neglizhohet kurrë.”

    Tërheqja përfshin të gjitha produktet Kinder Surprise, Kinder Surprise Maxi, Kinder Mini Eggs dhe Kinder Schokobons. AFSCA u ka kërkuar gjithashtu kompanive që të heqin produktet nga raftet e tyre dhe i këshilloi njerëzit që të mos i hanë ato.

    Të enjten, Ferrero tërhoqi disa nga çokollatat e saj Kinder nga dyqanet në SHBA për shqetësimet rreth ndotjes së mundshme me salmonelë. Në fillim të kësaj jave, një numër i produkteve të vezëve me çokollatë Kinder Surprise u tërhoqën gjithashtu në Mbretëria e Bashkuar.

    Të gjitha ëmbëlsirat e infektuara me salmonelë ishin prodhuar në të njëjtën fabrikë belge. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark