Pas skandalit të zyrtarëve në Kamenicë, Kastrati del me dokumente: Shpifjet e Rahimajt janë të papranueshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas skandalit të zyrtarëve në Kamenicë, Kastrati del me dokumente: Shpifjet e Rahimajt janë të papranueshme

    Insajderi
    10 February 2022 - 21:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë mbrëmjes të së mërkurës Insajderi ka raportuar për pronarin e një kompanie në Prishtinë dhe  komisionin vlerësues të Komunës së Kamenicës, Pëllumb Jahiri, Florim Demolli dhe Ismail Zubaku të cilët   dyshohej se kanë mashtruar me një procedurë tenderuese për një tender me vlerë prej mbi 35 mijë euro.

    Në lishje më këtë gjatë ditës të së enjëtës është sqaruar ish kryetari i Komunsës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ngse ngjarja kishte ndodhur në qeverisjen e tij.

    Në lidhje me rastin Kastrati ka thënë se stafi i komunës ra viktimë e mashtrimit nga ana e një ndërmarrësi i cili kishte premtuar dorëzimin, por nuk e kishte bërë.

    “Angazhimi në funksion të interesit publik është mbiemri i qeverisjes së kaluar në Kamenicë. Kjo gjë është dëshmuar në secilin hap, në secilin proces. Njësoj, edhe motivet e projektit të furnizimit me dollapë për nxënësit e Komunës së Kamenicës të tilla ishin. Me qëllimin e vetëm shfrytëzimin e financave për avancimin e kushteve të nxënësve të Kamenicës, stafi i komunës ra viktimë e mashtrimit nga ana e një ndërmarrësi i cili kishte premtuar dorëzimin, por nuk e kishte bërë duke u thirrur në çrregullimet e tregut të furnizimeve si pasojë e pandemisë. “

    Postimi i plotë i Qëndron Kastratit:

    “Angazhimi në funksion të interesit publik është mbiemri i qeverisjes së kaluar në Kamenicë. Kjo gjë është dëshmuar në secilin hap, në secilin proces. Njësoj, edhe motivet e projektit të furnizimit me dollapë për nxënësit e Komunës së Kamenicës të tilla ishin. Me qëllimin e vetëm shfrytëzimin e financave për avancimin e kushteve të nxënësve të Kamenicës, stafi i komunës ra viktimë e mashtrimit nga ana e një ndërmarrësi i cili kishte premtuar dorëzimin, por nuk e kishte bërë duke u thirrur në çrregullimet e tregut të furnizimeve si pasojë e pandemisë.

    Zyrtarët e Komunës së Kamenicës kanë dorëzuar kallzimin penal vitin e kaluar i cili është i bashkëngjitur më poshtë. Përpjekja për të siguruar mallin ka qenë e vazhdueshme dhe e evidentuar. Ky është një gabim procedural nga zyrtarët e arrestuar por i cili u bë me qëllimin e vetëm — të mirën publike. Ata vet e kanë denoncuar rastin. Unë u kam besuar plotësisht dhe vazhdoj t’u besoj. Një vepër penale e keqpërdorimit të detyrës zyrtare kryhet vetëm me dashje të përfitimit a pasurimit personal. Në rastin konkret, dashja e vetme e zyrtarëve të komunës ishte që mjetet të mos përfundojnë si suficit, por të shfrytëzohen për shkollat e Kamenicës.

    Arrestimi i tyre në ditën e kallëzimit penal të bërë nga qeverisja e Vetëvendosjes, pavarësisht se një kallëzim penal për këtë mashtrim ishte bërë muaj më parë nga vet zyrtarët, është qartësisht veprim si pasojë e ndikimit politik.

    Shpifjet dhe manipulimet e Kadri Rahimajt janë të papranueshme dhe dashakëqija të cilat eksploatojnë një fatkeqësi për përfitime politike. Qeverisjen e dobët të Vetëvendosjes nuk e kompenzon përndjekja, damkosja dhe marrja e meritave për një rast që qëllimin e vetëm e ka pasur të mirën publike.

    Vetëvendosje ka kundërshtuar në çdo hap avancimin e arsimit në Kamenicë për përfitime elektorale. Ata nuk do të mund të realizojnë as pesë përqindëshin e angazhimit tonë. Gabimet ndodhin. Edhe mashtruesit ekzistojnë. Dhe për këto ne kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme.

    Unë besoj fuqishëm në pafajsinë e tre kolegëve të arrestuar dhe i bëj thirrje gjykatës ta trajtoj këtë rast drejt dhe të mos ndikohet nga politika.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark