Kombëtarja e Kosovës U19 ka mposhtur Ishujt Faroe në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Ndeshja e zhvilluar në “stadiumin” Fadil Vokrri” përfundoi me rezultat 2:0 në favor të dardanëve.
Golashënues ishin Eliot Bujupi dhe Dior Gërbovci.
Kujtojmë se Kombëtarja e Kosovës U19 para disa ditësh triumfoi me rezultat 4:3 ndaj Spanjës U19.