Pas sulmeve të SHBA'së ndaj Iranit, vjen reagimi nga Irak - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pas sulmeve të SHBA’së ndaj Iranit, vjen reagimi nga Irak

    Insajderi
    22 June 2025 - 11:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Iraku thotë se sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara ndaj objekteve bërthamore iraniane përbëjnë një rrezik të madh për stabilitetin e Lindjes së Mesme, shkruan CNN, përcjell Insajderi.

    “Ky përshkallëzim ushtarak përbën një kërcënim të rëndë për paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme dhe sjell me vete rreziqe serioze për stabilitetin rajonal”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë irakiane, Basim Alawadi, përmes një komunikate zyrtare.

    Ai paralajmëroi se sulmet e vazhdueshme mund të çojnë në “një përshkallëzim të rrezikshëm me pasoja që mund të tejkalojnë kufijtë e çdo shteti të vetëm, duke vënë në rrezik sigurinë e të gjithë rajonit – madje edhe më gjerë”.

    Iraku bëri thirrje për një de-përshkallëzim të menjëhershëm të situatës dhe nënvizoi nevojën që bashkësia ndërkombëtare të kujtojë se “luftërat lënë pas vetëm shkatërrim”, përfundon deklarata.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark