Sulmet, kritika e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj medias nuk po ka të ndalur. Por, sot, deputeti i “zëshëm” i Vetëvendosjes, Dimal Basha është marrë edhe me gjykata e prokurori. Kjo një ditë pasi kryeministri Kurti e ministrja Haxhiu kritikuan Prokurorinë Speciale.
Basha sot duke përdorur një matje të pulsit publik të UNDP, ku kënaqshmëria me kryeministrin Albin Kurti del 58.3%, ka atakuar punën e Prokurorisë dhe të gjykatave meqë kanë dalë 26.5 dhe 27.1% tek pëlqyshmëria.
Ai ka thënë se këto gjetje do të duhej të ishin alarm për Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial.
“Kjo gjetje do duhej të ishte alarm dhe moment që Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor me këqyr veten n’pasqyrë!”, shkroi ai në Facebook.