Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka reaguar për sulmin fizik ndaj gazetarit hulumtues dhe autorit të emisionit Indoks, Visar Duriqit.
Von Cramon përmes Twitterit ka shprehur shqetësim ndaj sulmit të Duriqit, duke bërë thirrje që Kosova t’i mbrojë të gjithë gazetarët e saj.
“Njësoj si mua. Këto sulme janë shqetësuese për ne në Parlamentin Evropian. Liria e Media është një nga bazat në një demokraci. Kosova duhet të mbrojë të gjithë gazetarët e saj. Shërim të shpejt Visar Duriqi”, ka shkruar Cramone./Insajderi.org
Same with me. Those attacks are of great concern for us in the @Europarl_EN #MediaFreedom is one of the fundamentals in a democracy. Kosovo has to protect all of its journalists. Get well soon @Visar_Duriqi ! https://t.co/05PEXEJiqI
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) February 25, 2021