Pas sulmit në Kanada, Holanda mbyllë përkohësisht disa xhami - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pas sulmit në Kanada, Holanda mbyllë përkohësisht disa xhami

    Insajderi
    30 January 2017 - 17:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas sulmit ndaj një xhamie në Quebec të Kanadasë, Holanda ka vendosur të mbyllë disa xhami përkohësisht, për arsye sigurie.

    Sipas medieve vendase drejtuesit e katër xhamive më të mëdha në vend janë mbledhur në mënyrë urgjente për të diskutuar pas sulmit të ndodhur në Kanada.

    Në kuadër të vendimit të dalë nga kjo mbledhje thuhet se katër xhami të mëdha në qytetet Amsterdam, Rotterdam, Lahey dhe Utrecht, ku shkojnë më shumë besimtarë nga Maroku, do të mbyllen për një kohë të caktuar për arsye sigurie, transmeton Anadolu Agency (AA).

    Ndërsa zyrtarët e xhamive në një deklaratë të përbashkët kanë thënë se edhe pse e dinë që xhamitë duhet të qëndrojnë gjithmonë hapur ata kanë marrë këtë vendim për arsye sigurie dhe janë detyruar të shkojnë drejt një vendim të tillë.

    Si pasojë e një sulmi ndaj një qendre kulturore në Quebec të Kanadasë ndërkohë që falej namazi i jacisë, të paktën 6 persona humbën jetën dhe 8 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sulmi u krye nga 3 persona të armatosur./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark