Francesco Talo, këshilltari diplomatik i kryeministres së Italisë, ka realizuar një takim me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, si dhe përfaqësues të tjerë nga Franca dhe Gjermania.
Takimi u realizua pas sulmit të grupit serb të dyshuar për vepra terroriste në veri të Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.
Talo ka thënë se dialogu është e vetmja rrugë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Ai ka ofruar edhe mbështetje ndaj emisarit Lajçak.
“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është e vetmja rrugë përpara për #Serbinë dhe #Kosovën për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të ecur në rrugën e tyre drejt BE-së. Ne qëndrojmë pas Lajçak. Kam pasur diskutime të shkëlqyera në Bruksel me të dhe kolegë nga Franca, Gjermania dhe SHBA”, ka shkruar ai.
Të gjitha shtetet e lartpërmendura e kanë dënuar vrasjen e policit Afrim Bunjaku nga grupi terrorist. /Insajderi.org/