Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, është takuar sot me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe atë me ambasadorin e ShBA-së në Serbi, Christopher Hill.
Pas takimeve ai ka thënë se brenda 72 orëve të ardhshme do të tregojë kërkesat e Serbisë për serbët që jetojnë në Kosovë.
“Dhe për çfarë nuk ka përmbushur bashkësia ndërkombëtare dhe çfarë kërkon Serbia dhe çfarë do të bëjë Serbia”, tha Vuçiq.
Ai theksoi se pritet që gjatë tetorit të dalin para Kuvendit të Serbisë me propozime të gjera dhe të rëndësishme, shkruan Tanjug,