Pas takimeve me liderët e opozitës, Lajçak takon komandantin e KFOR-it – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas takimeve me liderët e opozitës, Lajçak takon komandantin e KFOR-it

    Insajderi
    10 March 2023 - 18:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, që dy ditë është duke qëndruar në Prishtinë.

    Ai dje i ka zhvilluar takimet e para me kretët e shtetit, ndërsa sot pasditen ua ka kushtuar liderëve opozitarë.

    Pas tyre Lajçak ka takuar edhe komandantin e KFOR-it, shefin e EULEX-it, të UNMIK-ut dhe atë të OSBE-së në zyrat e misionit të NATO-s në Kosovë.

    Siç bën të ditur KFOR, komandanti i tij, Angelo michele Ristuçia, e informoi zyrtarin e BE-së për aktivitetet e KFOR-it.

    “KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe ka aftësi dhe personel për të vazhduar zbatimin e mandatit të OKB-së plotësisht dhe në baza ditore, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Kjo i kontribuon sigurisë në Kosovë dhe stabilitetit në të gjithë rajonin”, thuhet në komunikatën e KFOR-it, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    Ndërsa me ambasadorët Michael Davenport (OSBE), Lars-Gunnar Wigemark (EULEX) dhe Caroline Ziadeh (UNMIK), thuhet se diskutuan për situatën aktuale për të sinkronizuar çdo përpjekje për të mbështetur dialogun në kuadër të mandateve përkatëse.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark