Pas takimit me Hamzën, ZKM jep detaje përmes komunikatës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas takimit me Hamzën, ZKM jep detaje përmes komunikatës

    Insajderi
    09 June 2025 - 17:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra e Kryeministrit ka dalë me komunikatë lidhur me takimin që ka pasur sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti me Kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamzën.

    Në njoftimin e lëshuar thuhet se Kurti e Hamza kanë folur rreth bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror edhe atij komunal dhe shtyrjen para të nismave e projekteve, shkruan Insajderi.

    Para Hamzës, Kurti ka takuar Kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

    “Pas takimit me kryetarin Atiq, kryeministri u mirëprit nga kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, me të cilin diskutuan rreth bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror edhe atij komunal dhe shtyrjen para të nismave e projekteve nga të cilat përfiton komuna dhe qytetarët e saj”, thuhet në njoftim.

    Rreth takimit me Atiq, ZKM thotë se Kurti u njoftua për punën e deritanishme dhe realizimin e projekteve që sjellin zhvillim ekonomik dhe shërbime efikase në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark