Pas takimit me Macron e Scholz deklarohet Osmani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pas takimit me Macron e Scholz deklarohet Osmani

    Insajderi
    01 June 2023 - 18:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa orë më herët sesa ishte parashikuar, është mbajtur takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Sholz dhe presidentin Francës, Emanuel Macron.

    Takimi u zhvillua në Kishinau të Moldavisë në margjinat e samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian.

    Presidentja Osmani ka deklaruar se ka diskutuar për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, derisa tha se bashkëpunimi me partnerët është kyç.

    “Në këtë kohë përcaktuese për sigurinë në rajon e Evropë, bashkëpunimi me partnerët tanë është kyç. Së bashku me Presidentin Emmanuel Macron dhe Kancelarin Olaf Scholz, si dhe me përfaqësuesin e lartë  për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell, diskutuam zhvillimet e fundit në Kosovë dhe angazhimin e përbashkët për paqe, siguri dhe stabilitet”, ka shkruar Osmani në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark