Kurti pas takimit me Rashiq: Nuk diskutuam për koalicion – Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Kurti pas takimit me Rashiq: Nuk diskutuam për koalicion

    Insajderi
    13 October 2019 - 11:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti mëngjesin e së dielës e ka nisur në takim me përfaqësuesin e koalicionit “Sloboda”, Nenad Rashiq.

    Pas këtij takimi, ai ka thënë se me Rashiq është takuar për të diskutuar për procesin zgjedhor në komunat serbe, duke mohuar se ka qenë takim për të diskutuar mbi një koalicion të mundshëm.

    “…Më duhet të ju them se njëri ndër ministrat më të mirë të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë është pikërisht Rashiq dhe bisedova me të për procesin zgjedhor, si ka shkuar në vendbanimet me shumicë serbe dhe ky është shumë i zhgënjyer me parregullsitë dhe shkeljet e shumta, pra nuk ishte ndonjë takim për koalicionin e ardhshëm qeverisës, meqenëse aty ne do të merremi më shumë tash me bisedimet që i kemi me lidhjen demokratike të Kosovë, por isha i interesuar që të marr vesh prej tij për procesin si ka shkuar në vendbanimet me shumicë serbe aq më tepër që vëzhguesit ndërkombëtar na treguan shumë qartë që ka pasur shkelje të ligjit, trysni mbi serbët dhe në këtë mënyrë është lënduar procesi ynë”, ka thënë Kurti, përcjell Insajderi.

    Mes tjerash, Kurti ka thënë se Rashiq është njëri ndër tre folësit kryesor në konferencën e donatorëve pas shpalljes së pavarësisë dhe sipas tij është për të ardhur keq që nuk ka pasur zgjedhje të lira e demokratike në komunitetin serb.

    Ai ka theksuar se Rashiq është ndër ministrat më të mirë që ka pasur Kosova duke thënë se nuk e ka pasur asnjë aferë apo skandal të vetëm si ministër.

    Kurti ka kërkuar që parregullsitë tek vendbanimet me popullsi serbe të adresohen dhe mos të përsëriten, siç ka ndodhur në qershorin e 2017-s e tani në tetorin e 2019-s.

    “Ne duhet t’i adresojmë këto parregullsi, qeveria e kaluar nuk i ka adresuar fare parregullsitë dhe shkeljet  në vendbanimet me shumicë serbe në qershorin e vitit 2017-të. Ne si qeveri e re duhet shkeljet dhe parregullsitë që janë bërë në këto zgjedhjet e fundit”, ka thënë Kurti, shkruan Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark