Pas takimit me Nënsekretaren amerikane, Kurti me lavdata për Amerikën: Mikja, aleatja, partnerja aktuale dhe e së ardhmes… - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas takimit me Nënsekretaren amerikane, Kurti me lavdata për Amerikën: Mikja, aleatja, partnerja aktuale dhe e së ardhmes…

    Insajderi
    19 May 2024 - 18:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti është shprehur tejet i lumtur nga vizita e Nënsekretares amerikane të Shtetit për Diplomaci Publike, Liz Allen.

    Kurti shkroi në Facebook se “ishte kënaqësi” që e mirëpriti Allen “sot në vizitën e saj të parë në Kosovë”, ndërsa publikoi një postim me plot vlerësime për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleatja, mikja dhe partnerja jonë historike, aktuale dhe e së ardhmes. Fuqizimi dhe thellimi i bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe tregtisë, është prioritet i ynë”, shkroi Kurti, për të treguar më tej se me diplomaten amerikane biseduan e shkëmbyen pikëpamje “për shumë tema me interes të përbashkët”.

    Zyra e Kryeministrit i ka cituar fjalët e Kurtit, kur ai i ka uruar mirëseardhje Nënsekretares së Shtetit.

    “Ai i uroi mirëseardhje nënsekretares Allen, e cila po e viziton Kosovën për herën e saj të parë. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleatja, mikja dhe partnerja jonë historike, aktuale dhe e së ardhmes, andaj presim që të fuqizojmë dhe thellojmë bashkëpunimin bilateral, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe tregtisë”, theksoi kryeministri në fillim të takimit, teksa shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për ndihmën, rolin dhe kontributin e Shteteve të Bashkuara për çlirimin, pavarësimin dhe zhvillimin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark