Pas takimit me Osmanin, Krasniqi: PDK e gatshme të zhbllokojë konstituimin e Kuvendit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas takimit me Osmanin, Krasniqi: PDK e gatshme të zhbllokojë konstituimin e Kuvendit

    Insajderi
    02 July 2025 - 15:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në një takim me Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, ka rikonfirmuar gatishmërinë e partisë së tij për të kontribuar në tejkalimin e bllokadës për konstituimin e Kuvendit.

    Ai tha se tashmë, me një interpretim të qartë kushtetues për kompetencat dhe përgjegjësitë e institucioneve, ekziston hapësira për rikthimin e funksionalitetit institucional.

    Krasniqi deklaroi se PDK ka ofruar qëndrime të qarta dhe propozime konkrete për të respektuar rendin demokratik dhe për të rikthyer funksionimin normal të institucioneve.

    Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe kompromisit, duke i cilësuar këto si parime udhërrëfyese të partisë së tij.

    “Si PDK, kemi paraqitur qëndrime të qarta dhe propozime konkrete për të rikthyer funksionalitetin institucional dhe respektin ndaj rendit demokratik. Bashkëpunimi dhe kompromisi mbeten parimet tona udhërrëfyese – të konfirmuara qartë edhe në aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese”, shkroi ai në Facebook.

    Kryetari i PDK-së u shpreh se nuk ka arsye për të pritur afatin kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, pasi ky proces mund të bëhet menjëherë.

    Në të kundërtën, sipas tij, Gjykata Kushtetuese do të jetë sërish adresa për të konfirmuar “pengmarrjen institucionale të shtetit”./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark