Presidentja, Vjosa Osmani ka folur në konferencë për media pas takimit me përfaqësuesit e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve në komunat veriore. Ajo ka treguar datën e mundshme për zgjedhjet në katër komunat veriore.
Presidentja Osmani tha se, sipas ligjit, data e fundit për t’i shpallur zgjedhjet është data e nesërme.
“Ligji parasheh që nga momenti i dorëheqjes duhet të shpallen zgjedhjet, që do të thotë nesër është afati. Data e fundit që do të duhet të mbahen zgjedhjet është 18 dhjetor. Dërgoj kërkesë partnerëve ndërkombëtar që zgjedhjet të shkojnë pa tensione dhe qetë. Opsion tjetër është data 11 dhjetor” – tha ajo.
Osmani ka bërë të ditur se sapo ta marrin konfirmimin nga KQZ, data e zgjedhjeve do të jetë 18 dhjetori.
“Sipas të gjitha gjasave, në zgjedhje do të shkojmë me datën 18, sapo t’i kemi konfirmimet e duhura nga KQZ, që gjithçka është në rregull me këtë datë sa i përket përgatitjeve, por edhe nga institucionet e sigurisë”- tha Presidentja, përcjell Insajderi.
Ndryshe, takimi u zhvillua pa praninë e Listës Serbe dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës