Pas takimit me Plenkoviqin, Kurti thotë se mbështesim tregun e përbashkët rajonal - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas takimit me Plenkoviqin, Kurti thotë se mbështesim tregun e përbashkët rajonal

    Insajderi
    15 November 2021 - 12:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti tha se në takimin me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq biseduan për raportet mes dy vendeve si dhe për marrëveshjet e nënshkruara dhe ato që do të nënshkruhen.

    “Në takimin e sotëm ndërmjet dy delegacioneve tona biseduam për raportet miqësore dhe mënyrat se si mund t’i intensifikojmë dhe forcojmë ato”, tha Kurti.

    “Folëm për 12 marrëveshjet që i kemi dhe për 7 marrëveshjet tjera që so të finalizohen së shpejti”, deklaroi kryeministri.

    Ai tha se mbështet idenë për tregun e përbashkët rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, ndërsa e falenderoi Plenkoviqin edhe për mbështetjen në rastin e aksidentit tragjik të autobusit me mërgimtarë në Slavonski Brod të Kroacisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark