Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka reaguar pas takimit të mbajtur sot me zyrtarët amerikan për çështjen e Asociacionit të komunave me Shumicë Serbe, shkruan Insajderi.
Ai ka deklaruar se çështja e Asociacionit është kompetencë dhe përgjegjësi kushtetuese vetëm e institucioneve të Republikës së Kosovës, në radhë të parë e Qeverisë.
“Orientimet e LDK-së për një marrëveshje përfundimtare, ligjërisht të obligueshme, dhe me njohjen reciproke në thelb të saj, mbesin të pandryshueshme”, potencoi ai.
Shkrimi i plotë:
Me ftesë të ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, shkëlqesisë së tij Jeffrey Hovenier, sot kam marrë pjesë në emër të LDK-së në takim në të cilin konfirmova mbështetjen për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, me përfshirjen e plotë të SHBA-së.
Orientimet e LDK-së për një marrëveshje përfundimtare, ligjërisht të obligueshme, dhe me njohjen reciproke në thelb të saj, mbesin të pandryshueshme.
Në lidhje me Asociacionin, LDK-ja vlerëson se kjo çështje është kompetencë dhe përgjegjësi kushtetuese vetëm e institucioneve të Republikës së Kosovës, në radhë të parë e Qeverisë.