Pas tërheqjes së Ilir Tashollit, AAK-ja kandidon Bashkim Budakovën për Lipjanin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas tërheqjes së Ilir Tashollit, AAK-ja kandidon Bashkim Budakovën për Lipjanin

    Insajderi
    24 July 2025 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Bashkim Budakovën si kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit, pas tërheqjes së Ilir Tashollit nga kandidatura.

    Para dy ditësh, Tasholli bëri të ditur vendimin përmes një postimi në Facebook, duke deklaruar se tërheqja ka ardhur për arsye objektive dhe pas një reflektimi të thellë personal.

    AAK-ja njoftoi se Bashkim Budakova, “një emër i njohur në fushën e arsimit dhe përfaqësimit qytetar”, do të jetë kandidati i ri për Lipjanin.

    Sipas partisë, Budakova gëzon reputacion për integritet, afërsi me komunitetin dhe përkushtim ndaj interesit publik.

    “Ai vlerësohet si një udhëheqës me vizion të qartë për zhvillimin e komunës dhe për ndërtimin e një qeverisjeje të ndershme dhe përgjegjëse”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

    Ndërkohë, në Komunën e Shtimes, Aleanca ka nominuar Ramë Bislimin si kandidat për kryetar. Bislimi, i cilësuar si figurë e respektuar nga qytetarët, “është i njohur për maturi, ndershmëri dhe lidership natyral”.

    Me këto dy kandidatura, AAK-ja ka përmbyllur nominimet për zgjedhjet lokale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark