Pas termetit 5.7 ballë, Hercegovina lëkundet me 30 tërmete të tjera – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas termetit 5.7 ballë, Hercegovina lëkundet me 30 tërmete të tjera

    Insajderi
    23 April 2022 - 09:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas të parit, me magnitudë 5,7 ballë të shkallës Rihter, në Hercegovinë janë regjistruar mbi 30 tërmete me intensitet më të ulët. Këto janë të dhënat e Institutit Republikan Sizmologjik të Serbisë, raporton BHRT, transmeton Insajderi.

    Më e forta ishte mëngjesin e sotëm në orën 4:20, e cila kishte një forcë prej 4.4 gradë të shkallës Rihter. Në 2:59, forca ishte 4.3 shkallë, në 2:02 ishte 2.6 shkallë dhe në 1:55 ishte 2.9 e shkallës Rihter. Epiqendra e të gjithë tërmeteve ishin afër Stolacit.

    Vetëm pak minuta pas të parit, është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter. Epiqendra e tij ishte 23 kilometra në juglindje të Nevesinjes në një thellësi prej dy kilometrash, raporton RTRS.

    Rreth një orë më vonë në këtë zonë ka ndodhur një tjetër tërmet. Sipas EMSC, ishte 3.9 gradë. Epiqendra e tërmetit të fundit ishte 18 kilometra në verilindje të Stolacit në një thellësi prej 10 kilometrash.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark