Pas torturës nga autoritetet serbe – Trajkoviq tregon gjendjen shëndetësore me foto – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas torturës nga autoritetet serbe – Trajkoviq tregon gjendjen shëndetësore me foto

    Insajderi
    23 December 2022 - 11:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilltarja e ministrit të Pushtetit Lokal, Rada Trajkoviq, ka publikuar disa fotografi që dëshmojnë për pasojat shëndetësore që i la mbajtja e gjatë nga autoritetet serbe në kufi me Kosovën.

    Ajo thotë se derisa po flitet për “torturat e serbëve nga Kosova”, duke aluduar në propagandën e udhëheqësve të Serbisë për serbët e Kosovës, pyet për rastin e saj.

    “Nëse po flasim për torturat e serbëve nga Kosova, çfarë do të bëjmë me gruan serbe nga Kosova që u mbajt nën qiellin e kthjellët, në mes të dhjetorit, për 24 orë pa asnjë shishe ujë, ushqim dhe ilaçe? Më kot përpiqeni të relativizoni torturën: flasin provat”, ka thënë Trajkoviq.

    Ditë më parë, Trajkoviq u ndalua nga autoritetet serbe pas emërimit të saj si këshilltare e ministrit Nenad Rashiq.

    Ditë më parë, Trajkoviq u ndalua nga autoritetet serbe pas emërimit të saj si këshilltare e ministrit Nenad Rashiq.  


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark