Pas tragjedisë, Komuna e Prishtinës eliminon dhe krasit drunjtë e dëmtuar që paraqesin rrezik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas tragjedisë, Komuna e Prishtinës eliminon dhe krasit drunjtë e dëmtuar që paraqesin rrezik

    Insajderi
    08 June 2022 - 09:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy ditë pas tragjedisë në Prishtinë, ku një i ri humbi jetën dhe një grua u lëndua rëndë si pasojë e goditjes nga një dru, Komuna ka ndërmarrë disa veprime.

    Sipas njoftimit të komunës, ekipet sot kanë dalë në terren për të identifikuar dhe eleminuar drunjët e dëmtuar që paraqesin rrezik për qytetarët.

    Njoftimi i plotë:

    Komuna e Prishtinës nëpërmjet Hortikulturës dhe Organit Mbikqyrës është në proces të vazhdueshëm të identifikimit dhe eliminimit të drunjëve të dëmtuar të cilët paraqesin rrezik potencial si rezultat i kushteve të rënda atmosferike, si dhe krasitjes së disa prej tyre për të evituar rrezikun nga kabllot e rrymës.
    Deri tash është bërë realizimi i prerjeve dhe krasitjeve në rr. “Abedin Rexha” dhe në “Parkun e Qytetit”.
    Planifikohet që me të njejtat procedura do të vazhdohet sot në “Tauk Bashqe”, në rr. “Simon Shiroka” – Zona Qendër, në rr. “Jonuz Zejnullahu” dhe në vende të tjera që mund të paraqesin rrezik për qytetarët.

    Ndryshe, IHMK ka paralajmëruar se këtë javë do të këtë përkeqësim të kushteve atmosferike ku pritet të bjerë shi e breshër i madh në Kosovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark