Këshilli i Komunës së Tetovë së mbledhjen e sotme urgjente ka sjell vendim që të shpall tre ditë zie për viktimat e tragjedisë së mbrëmshme, raporton Alsat-M.
Ndërkohë kryetarja e Komunës së Tetovës, teuta Arifi edhe njëherë ka kërkuar nga qytetarët dhe mediat që të presin informatat zyrtare dhe të mos shpejtojnë të publikojnë informata të pakonfirmuara, njëherit paralajmëroi ndihmë financiare për familjet e viktimave.
“Deri në informacionet zyrtare, do t’i presim ato dhe ne mënyrë të rregullt do t’ju informojmë. Në mbledhjen e radhës, pasi të kemi informacione më të detajuara për fatkeqësinë, nga fondet emergjente të Komunë së Tetovës do ti ndihmojmë familjet e viktimave. Kjo është dhimbje e madhe për gjithë Tetovën”, tha Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës.