Pas tragjedisë në diskotekën e Maqedonisë së Veriut, Kosova nis inspektimet për sigurinë nga zjarri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas tragjedisë në diskotekën e Maqedonisë së Veriut, Kosova nis inspektimet për sigurinë nga zjarri

    Insajderi
    20 March 2025 - 19:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas tragjedisë në një diskotekë në Maqedoninë e Veriut, ku zjarri la të lënduar dhjetëra persona, Kosova ka filluar inspektime të rrepta në bizneset me frekuentim të lartë të qytetarëve për të verifikuar respektimin e masave të mbrojtjes nga zjarri, shkruan Insajderi.

    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se inspektimet kanë nisur në Prishtinë dhe Pejë, ndërsa do të vazhdojnë në gjithë vendin.

    Me urdhëresën time, prej dy ditësh Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave me mbështetjen e Policisë së Kosovës ka filluar me inspektime në subjekte afariste ku ka frekuentim të lartë të qytetarëve, me qëllim të monitorimit të respektimit të masave parandaluese të mbrojtjes nga zjarri“, shkroi ai.

    Sipas tij, disa biznese nuk i kanë përmbushur standardet e sigurisë, për çka u është dhënë një afat për të përmirësuar kushtet.

    “Në rast të mosrespektimit të masave të sigurisë, do të ndërmerren masa të menjëhershme dhe pa asnjë kompromis”, ka paralajmëruar Sveçla.

    Ai ka theksuar se mbrojtja e jetës së qytetarëve është prioritet.

    “Mbrojtja e jetës së qytetarëve është prioritet dhe nuk do lejojmë të rrezikohet në asnjë formë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark