Pas tragjedisë në Himarë, një Jet Ski rrezikon pushuesit ne Durrës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas tragjedisë në Himarë, një Jet Ski rrezikon pushuesit ne Durrës

    Insajderi
    03 August 2022 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasi një polic me skafin e tij vrau në mënyrë makabre një vajzë 7 vjeçare në bregdetin e Himarës, një tjetër video shfaq se si një person me motor uji Jet Ski rrezikon pushuesit në Gjirin e Lalëzit në Durrës.

    Nga video, shihet se Jet Ski lundron me shpejtësi të madhe dhe shumë afër kokave të pushuesve që lahen në det.

    Motorët e ujit dhe skafet janë shndërruar në mjete të rrezikshme lundruese në plazhet e Shqipërisë. Shumë shpesh këto mjete lundruese janë futur në plazh dhe kanë lënduar pushuesit ndërsa rasti i fundit përfundoi me një tragjedi në plazhin e Himarës.

    Një zyrtar i policisë me skafin e tij u fut me shpejtësi të madhe në bregun e detit duke e mbytur një vajzë 7 vjeçare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark