Pas trazirave në kamp në Bullgari janë arrestuar afro 300 migrantë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pas trazirave në kamp në Bullgari janë arrestuar afro 300 migrantë

    Insajderi
    25 November 2016 - 08:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, thotë se afro 300 migrantë janë arrestuar pas trazirave në kampin më të madh të refugjatëve në këtë vend, me ç’rast disa policë janë lënduar.

    “Afro 300 migrantë, 6 prej të cilëve konsiderohen se janë kërcënim për sigurinë kombëtare, janë arrestuar”, tha Borisov sot herët në mëngjes në radion publike BNR, pasi e ka vizituar kampin.

    Zyrtarët e bullgarë thanë se ndërmjet 1,500 dhe 2,000 migrantë ishin të involvuar në përleshjet e djeshme në qendrën e pranimit të migrantëve Harmanli, afër kufirit me Turqinë.

    Masa, kryesisht e përbërë nga refugjatët prej Afganistanit, dyshohet se i kishte ndezur gomat e automobilave dhe kishte hedhur gurë kundër afro 200 policëve dhe zjarrfikësve në shenjë të protestës kundër ligjit të ri, që nuk i lejon migrantët që të largohen nga qendra, si masë e përkujdesjes shëndetësore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark