Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Xhafer Gashi, ka reaguar pas tubimit madhështor në Obiliq.
Gashi falenderoi publikisht qytetarët për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme.
“Sonte, mijëra qytetarë u bashkuan në këtë tubim madhështor, duke dëshmuar se Lidhja Demokratike e Kosovës është forca e ndryshimit Faleminderit për përkrahjen tuaj të jashtëzakonshme! Ky entuziazëm është mesazhi më i qartë se më 9 shkurt, Kosova do të ecë përpara me LDK-në dhe Dr. Lumir Abdixhikun si Kryeministër. LDK-ja po rikthehet tek vlerat e saj të vërtet”, u shpreh Gashi.
Më tutje ai përmendi edhe premtimet që i bëri kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku para pjesëmarrësve.
“Ngrohje qendrore për Obiliqin, për një jetë më të mirë. Mjedis i pastër dhe zhvillim ekonomik, për një të ardhme të sigurt. Një qeveri e përgjegjshme me Dr. Lumir Abdixhikun në krye. Më 9 shkurt, voto për ndryshimin”, shkroi 11-shi i LDK’së.